Numri i të vdekurve po ashtu u rrit në 2.643 pasi 132 pacientë të tjerë humbën jetën në 24 orët e fundit.
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Holandë ka shkuar në 24.413, ndërsa numri i vdekjeve në 2.643, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Institutit Kombëtar Publik të Shëndetit dhe Mjedisit, gjithsej 1.316 raste të reja u konfirmuan në vend, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 24.413, prej të cilëve 8.386 pacientë janë nën trajtim në spitale.
Numri i të vdekurve po ashtu u rrit në 2.643 pasi 132 pacientë të tjerë humbën jetën në 24 orët e fundit.
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli Evropën epiqendër të re të këtij virusi pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza e koronavirusit.
Bazuar në shifrat e Universitetit John Hopkins me qendër në SHBA, pandemia ka vrarë rreth 104 mijë persona, ndërkohë mbi 1.7 milionë janë infektuar dhe afër 390 mijë janë shëruar.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...