Holandë, për shkak të grevës së mësimdhënësve mbyllen mijëra shkolla

15:07 | 6 Nëntor 2019
Arbresh Info

Organizatorët e grevës njoftuan se mësimi është ndërprerë në më shumë se 4.000 shkolla në mbarë vendin

Greva një ditëshe e mësimdhënësve ka lënë mijëra shkolla të zbrazura në Holandë.

Organizatorët e grevës njoftuan se mësimi është ndërprerë në më shumë se 4.000 shkolla në mbarë vendin. Greva e mësimdhënësve është organizuar pas protestave masive të fermërëve dhe punëtorëve të sektorit të ndërtimtarisë, të cilët janë të pakënaqur me politikat e qeverisë.

Deri te greva e re erdhi për shkak të marrëveshjes të cilën javën e kaluar e arriti Qeveria e kryeministrit Mark Rutt me sindikatat dhe shkollat për investimin e rreth 460 milionë eurove në arsim, me të cilën do të tejkalohej problemi i mungesës së mësimdhënësve dhe do të avancoheshin kushtet e punës dhe të rriten rrogat.

Për dallim nga fermerët dhe punëtorët e ndërtimtarisë të cilët dolën në demonstrata në Hagë, mësimdhënësit organizuan tubime të vogla në mbarë vendin./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme