Holandë, partia raciste nuk gjykohet për filmin islamofobik

15:58 | 1 Maj 2018
Arbresh.info

Prokuroria e Holandës njoftoi se Partia raciste e Lirisë (PVV), e cila ka përgatitur film islamofobik për fushatën zgjedhore para zgjedhjeve lokale të 21 marsit, nuk do të gjykohet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga prokuroria thuhet se filmi i partisë raciste, e cila u publikua në transmetuesin publik NPO, nuk do të gjykohet pasi nuk përfshin fyerje apo diskriminim ndaj ndonjë grupi dhe nuk nxit urrejtje, diskriminim dhe dhunë.

Në deklaratë theksohet se gjërat që thuhen në film nuk kanë të bëjnë me personat që i përkasin Islamit, por vetëm me Islamin.

Në transmetuesin publik pranë Ministrisë së Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, NPO, para zgjedhjeve lokale të mbajtura më 21 mars, në kohën e ndarë për partitë politike, u transmetua filmi reklamues i PVV-së ku bënte pjesë shprehja “Islami është vdekjeprurës”.

Transmetimi i filmit islamofobik i partisë raciste PVV në transmetuesin publik kishte shkaktuar reagime.

Disa parti politike në vend dhe organizatat islame kishin ngritur kallëzim penal ndaj PVV-së dhe transmetuesit publik NPO.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme