Me hapjen e vendvotimeve në Holandë, nisi zyrtarisht organizimi i zgjedhjeve evropiane për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.
Zgjedhjet zhvillohen në 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian në periudhën mes 6 dhe 9 qershorit.
Në Bashkimin Evropian ka rreth 370 milion qytetar me të drejtë vote. Rreth 20 milion qytetarë do votojnë sivjet për herë të parë, ndërsa vetëm nga Gjermania do ketë pesë milionë votues të rinj.
Pjesëmarrja në zgjedhjet evropiane është rregullisht më e ulët se në zgjedhjet kombëtare.
Votimi është i detyrueshëm vetëm në Belgjikë dhe Luksemburg, andaj përqindja më e madhe e daljes së votuesve gjithmonë vjen nga këto dy shtete.
Për të tërhequr sa më shumë votues, pesë vende të BE-së kanë ulur moshën e votimit nën 18 vjeç.
Belgjika, Gjermania, Malta dhe Austria e ulën pragun e moshës në 16 vjet ndërsa Greqia në 17 vjet.
Politikëbërës të ndryshëm u bëjnë thirrje rregullisht shteteve të tjera anëtare të ndjekin shembullin dhe të ulin pragun e moshës dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në daljes sa më të madhe të votuesve.
Në zgjedhjet evropiane votohet për deputetët e Parlamentit Evropian. Ata janë të vetmit përfaqësues në institucionet e BE-së që zgjidhen drejtpërdrejt nga populli.
Sivjet votohet për 720 eurodeputet që vijnë nga të 27 shtetet anëtare, konform numrit të banorëve në secilin vend.
Rrjedhimisht, në strukturën e ardhshme të Parlamentit, Gjermania do të ketë më shumti deputetë, 96 prej tyre, ndërsa Qiproja, Luksemburgu dhe Malta do të kenë më së paku – secili nga gjashtë.
Këta eurodeputet pas zgjedhjes tubohen rreth grupacioneve politike me orientime të njëjta.
Tradicionalisht, grupi më i madh është Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë. Të dytët në listë janë socialdemokratët nga qendra e majtë, ndërsa aktualisht liberalët mbajnë vendin e tretë. Parashikimet janë se liberalët do e humbin këtë pozitë në mandatin e ardhshëm
Të gjitha sondazhet tregojnë se partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe të asaj të majtë do të ruajnë primatin në zgjedhje, ndonëse me rezultate më të dobëta.
Sondazhet tregojnë gjithashtu një rritje të dukshme të partive të ekstremit të djathtë, të cilat, pavarësisht rritjes duket se nuk do ia dalin të formojnë shumicën në Parlamentin Evropian.
Ndonëse votohet vetëm për eurodeputet, rezultati i zgjedhjeve do reflektohet edhe në emërimet e bartësve të institucioneve të BE-së: Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe Siguri.
Ata emërohen nga ana a liderëve të shteteve anëtare të BE-së ndërsa përfaqësojnë ato parti që kanë marrë më së shumti vota në zgjedhjet evropiane.
Procesi i emërimit të tyre nisë menjëherë pas zgjedhjeve. NË rastin ideal emrat e rinj do bëhen të ditur deri në fund të qershorit.
Në këtë rast, Parlamenti Evropian do të konfirmojë emërimet e reja në seancën e korrikut.
Përveç krerëve të institucioneve, Parlamenti Evropian miraton edhe propozimet për komisionerët e rinj evropianë. Të gjithë ata duhet të marrin detyrën në vjeshtë./rtk
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...