Deri më tani numri i personave që janë në trajtim në siptale ka arritur në 11.037 pasi në 24 orët e fundit kësaj shifre iu shtuan 42 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit në Holandë janë regjistruar 26 vdekje të reja, duke e rritur në 5.082 numrin e të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton arbresh.info
Instituti Kombëtar Holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM) ka përditësuar të dhënat lidhur me COVID-19 në vend, ku me 199 raste të reja në 24 orët e fundit në Holandë është rritur në 40.770 numri i rasteve, ndërsa me 26 vdekje është rritur në 5.082 numri i vdekjeve nga COVID-19.
Deri më tani numri i personave që janë në trajtim në siptale ka arritur në 11.037 pasi në 24 orët e fundit kësaj shifre iu shtuan 42 persona.
– Zbutja e masave në Holandë
Qeveria e Holandës më 21 prill ka njoftuar se fidanishtet dhe qendrat speciale arsimore do të hapen më 11 maj, ndërsa ato të mesme më 1 qershor.
Gjithashtu ishte bërë e ditur se personat e moshës nën 18-vjeç do të mund të zhvillojnë aktivitete sportive në vendet e hapura me kusht që të respektohet distanca sociale prej 1,5 metra./AA/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...