Google ADS

Holandë, fillojnë masa të reja të kufizimit, mbyllen baret dhe restorantet

08:23 | 14 Tetor 2020
Arbresh.info

Baret dhe restorantet janë urdhëruar të mbyllen në Holandë së bashku me një varg masash të tjera që janë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Nga e mërkura bllokimi i pjesshëm do të hyjë në fuqi, pasi kryeministri i atjeshëm, Mark Rutte tha se vendi duhej të bënte një hap më afër bllokimit të plotë për të shmangur mbingarkesën e spitaleve me rastet pozitive me koronavirus.

Holanda nuk është vendi i parë i cili ka filluar të përdorë masat të kufizimit për të parandaluar përhapjen e COVID-19, të martën me masa të tilla kishin filluar Italia, Franca dhe Çekia.

” Ne duhet të jemi më të ashpër me veten tonë”.

“Shumë njerëz nuk i respektuan rregullat dhe ne nuk mund të bënim asgjë tjetër përveç rritjes së masave të kufizimit”.

Masat e mëtejshme përfshijnë përdorimin e maskave të fytyrës, kufizimin e mysafirëve të shtëpisë në vetëm tre persona dhe ndalimin e shitjes së alkoolit pas orës 20:00.

Numri i të vdekurve nga koronavirus në Holandë është në 6,587.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme