Holanda u bën thirrje shtetasve të vet: Jini vigjilentë

11:42 | 13 Mars 2017
Arbresh.info

Haga i bëri thirrje shtetasve të saj në Turqi për të qenë të kujdesshëm me anë të një paralajmërimi tjetër drejtuar turistëve publikuar pas një fundjave të shënuar nga një krizë diplomatike mes Ankarasë dhe Hagës.

“Që nga 11 marsi janë regjistruar tensione diplomatike mes Turqisë dhe Holandës”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në një paralajmërim të ri për pasagjerët që udhëtojnë drejt Turqisë në ueb faqen e saj. Tregohuni vigjilent dhe shmangni grumbullimet në zonat më të frekuentuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme