“Holanda të hidhet përpjetë sa të dojë por ta dijë mirë se bashkëkombësit tanë atje do ta prishin lojën e tyre në 16 prill (data që do të zhvillohet referendumi i ndryshimit kushtetues)”, tha Erdogan.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan), njofton Radio Telvizioni Shtetëro i Turqisë, në lidhje me vendimin e qeverisë së Holandës për të anuluar lejen për uljen e avionit të ministrit të Jashtëm të Turqisë Mevlyt Çavushollu tha: “Holanda të hidhet përpjetë sa të dojë por ta dijë mirë se bashkëkombësit tanë atje do ta prishin lojën e tyre në 16 prill (data që do të zhvillohet referendumi i ndryshimit kushtetues).
Presidenti Erdoan në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e inaugurimit kolektiv në lagjen Baxhëllar të Stambollit, tha: “Bëni presion sa të doni, strehoni dhe ushqeni terroristët në vendin tuaj. Kjo do t’ju kthehet kundër jush dhe padyshim që pas 16 prillit edhe ne do të fillojmë zbatimet tona. Pas kësaj do të shihni si do të vijnë avionët tuaj në Turqi? Sigurisht që bëj fjalë për diplomacinë jo për fluturimet dhe udhëtimet e qytetarëve. Këta nuk njohin as politikë dhe as diplomaci ndërkombëtare. Kaq frikë kanë këta, kaq frikacakë janë. Këta janë mbetje e nazizmit, këta janë fashistë”.
Qeveria holandeze, anuloi lejen për uljen e avionit të Ministrit të Jashtëm të Turqisë Mevlyt Çavushollu që do të shkonte në Rotardam në kuadër të fushatës së referendumit.
Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, në një deklaratë me shkrim, arsye tregoi deklaratat për sanksion të ministrit turk dhe “sigurinë publike”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...