Evropa tashmë është cilësuar nga ekspertët si vatra kryesore e koronavirusit të ri.
Në mes të panikut të kësaj pandemie, shumë qeveri kanë urdhëruar mbylljen e lokaleve, bareve, restoranteve, kafeneve dhe shumë shërbimeve të tjera.
Ndërkohë të hapura kanë mbetur vetëm supermarketet dhe farmacitë. Këtë situatë po e vuan dhe Holanda, për këtë arsye shumë përdorues të hashashit janë parë në radhë për të blerë këtë produkt, pas urdhërit të qeverisë për ta shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend, duke këshilluar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, transmeton Top Channel.
“Për ndoshta dy muajt e ardhshëm nuk do të jemi në gjendje të marrin asnjë grimcë hashash, kështu që po përgatitemi që të paktën të kemi disa në shtëpi”, u shpreh një klient.
“Sapo dëgjuam për gjendjen e jashtëzakonshme unë dhe shoku im zbritëm menjëherë për të blerë hashash, por kur mbërritëm pamë një radhë të gjatë përpara dyqaneve”, tha një tjetër klient.
Sakaq, deri më tani në Holandë janë regjisturar 20 viktima ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 1,135 si pasojë e virusit që ka alamruar globin.
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat