Mijëra qytetarë të Amsterdamit kanë mbajtur një tubim paqësor në Amsterdam kundër masave të vendosura për shkak të koronavirusit.
Ngjarja ndodhi një ditë pas protestës së dhunshme në Roterdam, ku më shumë se 50 persona u arrestuan dhe disa të tjerë u plagosën, transmeton portal arbresh.info
Protestuesit në Amsterdam ecën të qetë nëpër rrugët e qytetit me një prani të fortë policore, njoftuan mediat lokale, duke shtuar se tubimi në Hagë u anulua pas trazirave në Roterdam.
Masa më të rrepta u vendosën në Holandë javën e kaluar kundër epidemisë së koronavirusit dhe një prej tyre është mbyllja e objekteve të hotelierisë në orën 20:00./arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi