Kryeministri i Holandes, Mark Rutte, ka bërë të ditur të premten, 12 nëntor, masën e izolimit të pjesshëm trejavor për luftim të pandemisë së koronavirusit, që do të prekë dyqanet, aktivitetet sportive dhe restorantet.
Ai ka thënë të premten se kjo masë drastike është përgjigje ndaj shkallës rekorde të infektimit me koronavirus dhe rritjes së numrit të personave të shtrirë nëpër spitale, shkruan “The Guardian” transmeton arbresh.info
Rutte ka thënë se fatmirësisht shumica e popullsisë holandeze është vaksinuar, mirëpo izolimi i pjesshëm do të hyjë në fuqi në mbrëmjen e së dielës.
Dyqanet jo të domosdoshme do të duhet të mbyllen në orën 18:00, derisa dyqanet ushqimore, kafiteritë dhe restorantet në orën 20:00.
Njerëzit do të mund të ftojnë nëpër shtëpi jo më shumë se 13 persona.
Në mesin e masave është përmendur edhe se njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia sa më shumë që është e mundur.
Shumica e vendeve të Evropës janë duke u përballur me rritje të rasteve me këtë virus. /arbresh.info/
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona