Holanda me masa të reja për të parandaluar valën e dytë të koronavirusit

09:11 | 29 Shtator 2020
Arbresh.info

Shumë banorë të Holandës për herë të parë do të këshillohen të mbajnë maskë në dyqane, pas paraqitjes së masave të reja për të kontrolluar valën e dytë të koronavirusit.

Krahasuar me fqinjët e saj, Holanda deri tani i ka shmangur kufizimet strikte, transmeton portali arbresh.info.

Këtë javë gati 3,000 infektime janë raportuar përditë në shtetin me 17 milionë njerëz.

Masat e reja do të nisin nga e marta dhe do të zgjasin për të paktën tre javë.

“Ne po bëjmë më të mirën, por virusi po shkon më mirë,” pranoi të hënën Ministri i Shëndetësisë Hugo de Jong.

Në një konferencë shtypi në televizion, kryeministri holandez Mark Rutte shpjegoi se situata në tre qytetet më të mëdha të vendit – Amsterdam, Roterdam dhe Hagë – ishte bërë “serioze” dhe kërkonte veprime urgjente.

Nga e marta njerëzit duhet të shmangin udhëtimet jo-thelbësore midis tre qyteteve, tha ai.

Restorantet dhe baret do të kërkohet të mbyllen deri në orën 22:00 – një lëvizje që i bën jehonë vendeve të tjera evropiane duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën dhe Francën të cilat kanë prezantuar kohë të ngjashme më parë të mbylljes.

Njerëzit do të këshillohen të punojnë nga shtëpia; tubimet shoqërore brenda shtëpive të njerëzve nuk duhet të kalojnë tre persona dhe tifozët nuk do të lejohen më të marrin pjesë në ngjarje sportive.

Veshja e maskave ishte tashmë e detyrueshme në transportin publik, por qeveria holandeze deri më tani kishte shmangur sugjerimin që klientët të mbanin një brenda dyqaneve.

Masat e reja këshillojnë që blerësit në tre qytetet më të mëdha duhet të mbulojnë fytyrën e tyre nga e marta. Dyqanet do të lejohen të refuzojnë hyrjen për ata që nuk mbajnë maskë.

“Natyrisht këto masa do të kenë pasoja negative ekonomike,” tha kryeministri. “Por lejimi i shpërthimit të virusit do të kishte pasoja edhe më të mëdha, përfshirë dëmtimin e ekonomisë”.

Të hënën Instituti Kombëtar i Shëndetit raportoi 2,914 raste të reja, pasi vendi theu rekordin e tij për infeksione të reja të dielën me 2,995 raste./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme