Holanda dëshiron që të trajnojë pilotët ukrainas për operimin e avionëve luftarakë F-16, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kështu u tha në letrën që ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren, i dërgoi Parlamentit të këtij shteti më 24 maj.
Trajnimi do të koordinohej me Belgjikën, Danimarkën dhe Mbretërinë e Bashkuar, tha Ollongren, duke shtuar se edhe shtetet e tjera mund të bashkohen në këtë proces.
Të martën, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se trajnimi i pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve F-16 nuk do ta bënte NATO-n pjesë të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.
Një ditë më herët, diplomatët e lartë rusë thanë se transferimi i avionëve F-16 në Ukrainë do të ngrinin pyetje lidhur me rolin që NATO-ja ka në konflikt.
Javën e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, u pajtua që të mbështesë programet e trajnimit për pilotët ukrainas dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e siguroi presidentin amerikan se avionët F-16 nuk do të përdoreshin për sulme brenda territorit rus.
Një ditë më herët, diplomatët e lartë rusë thanë se transferimi i avionëve F-16 në Ukrainë do të ngrinin pyetje lidhur me rolin që NATO-ja ka në konflikt.
Javën e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, u pajtua që të mbështesë programet e trajnimit për pilotët ukrainas dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e siguroi presidentin amerikan se avionët F-16 nuk do të përdoreshin për sulme brenda territorit rus./REL/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...