Duke filluar nga 25 shtatori edhe Holanda do të kërkojë dëshmi të vaksinimit ose një test negativ për koronavirusin për të hyrë në bare, restorante, muze, teatro dhe institucione të tjera kulturore.
Një shumicë e ngushtë e parlamentit holandez mbrëmë hodhi poshtë një propozim që i bëri thirrje qeverisë të ndryshojë mendje për miratimin e lejes Covid, pasi kryeministri Mark Rutte tha se ishte e nevojshme për të parandaluar një valë të re të pandemive, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
“Ne jemi ende në një situatë të rrezikshme. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të sillte rreziqe të mëdha”, tha Rutte gjatë një debati të nxehtë në parlament.
Sipas të dhënave zyrtare, pothuajse 72 për qind e 17.5 milionë holandezëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së coronavirusit. Edhe pse sondazhet kanë treguar se shumica e qytetarëve e mbështesin masën, ata që refuzojnë të vaksinohen kanë kundërshtuar futjen e lejeve. /arbresh.info/
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...