Veturat që nuk kanë nevojë për shoferë tashmë kanë bërë bujë në botën e teknologjisë, por nuk është kjo e gjitha nga kjo fushë.
Holanda ka marrë autobusët elektrik me aftësi për vozitje automatike të pasagjerëve ndërmjet Wageningen dhe Ede, pjesë kjo që është 11 kilometra.
I quajtur ‘WEpod’, autobusët që nuk kanë nevojë për shofer mund të mbajnë deri në gjashtë persona me një shpejtësi deri në 25 kilometra për orë, shkruan arbresh.info. Testimi do të fillojë në muajin nëntor të këtij viti ku së pari do të udhëtojnë disa studentët të Universitetit të Wageningenit për në stacionin e trenit në Ede.
Autobusët nuk do të kenë ndonjë shofer, por do të monitorohen nga një dhomë kontrolluese nga larg për të shikuar se a janë duke funksionuar në mënyrë të sigurt. Në rast se e gjithë kjo shkon mirë, pritet që makinat do të zgjerohen edhe në rajone të tjera të Holandës me shpresën që shpejtësia prej 25 kilometra në orë të jetë rritet.
Projekti, i cili kushtoi rreth 3.5 milionë euro, do debutojë së pari me vetëm dy autobus./arbresh.info
https://vimeo.com/133439584
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA