Pritet që në vitin 2030 Holandën ta vizitojnë rreth 42 milionë turistë, ndërsa në vitin 2018 këtë shtet e vizituan 18 milionë njerëz. Bordi holandez për turizmin ka filluar të shqetësohet.
Ky bord tashmë do ta bëjë një ndryshim të madh. Në vend se ta promovojnë vendin e tyre si destinacion turistik, ata po mundohen ta menaxhojnë numrin e madh të turistëve që po vijnë në Holandë me aeroplanë, trena dhe vetura.
“Ne themi se më shumë nuk nënkupton patjetër më mirë, vërtet jo gjithkund. Për të qenë të aftë për t’i kontrolluar vizitorët, duhet të fillojmë të marrim masa që tani. Në vend të promovimit të turizmit, është koha për menaxhim të turizmit”, thuhet në njërin nga dokumentet e këtij bordi.
Sipas një dokumenti të kësaj strategjie, turistët duhet të bindem për të mos i vizituar disa vende dhe duhet të merren masa tjera, përfshirë mbylljen e vendeve tërheqëse për vizitorët dhe zbatimin e një takse për turistët. Thuhet se standardi i jetës së holandezëve në zona të caktuara është nën presion nga turistët.
“Turizmi nuk është qëllim. Disa qytetet dhe rajone janë shumë të ngarkuara dhe ka shumë turistë kinezë të interesuar për t’i vizituar zonat turistike”, tha një zëdhënëse e bordit për turizëm, shkruan “The Guardian”.
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...