Ministri i Punëve të Jashtme i Holandës, Stef Blok, ka deklaruar se Rusia në vendet perëndimore ka kryer spiunazh, ndërhyrje të padëshirueshme dhe operacione kibernetike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim me kërkesë të Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me “strategjinë e qeverisë për Rusinë”, Blok theksoi se Rusia në vendet perëndimore ka kryer spiunazh, ndërhyrje të padëshirueshme dhe operacione kibernetike dhe sipas tij, “kjo vështirëson dialogun dhe bashkëpunimin me qeverinë e vendit”.
Ai tha se Rusia përdor mjete digjitale për manipulime, sabotime, dezinformim dhe spiunazh.
“Rusia ka një gamë të gjërë të mjeteve që i përdor në interes të saj siç janë spiunazhi, ndërhyrja e jashtme e padëshiruar, kërcënime ushtarake, sulme kibernetike dhe vendosje mbi burimet ekonomike”, shtoi Blok.
“Politika pretenduese e jashtme dhe e sigurisë e Rusisë, modernizimi dhe forcimi i fuqive të saj (bërthamore), si dhe kërcënimi kibernetik dhe i inteligjencës në rritje kanë bërë që siguria në Evropë të jetë më pak e parashikueshme, më pak e qëndrueshme dhe më pak e sigurtë në krahasim me më parë”, theksoi Blok.
Sipas tij, Rusia përhap dezinformim me qëllim në disa çështje përfshirë edhe rrëzimin e avionit të udhëtarëve MH17 të Malaysia Airlines në vitin 2014. Blok theksoi se qeveria do të vazhdojë angazhimin e saj për të zbatuar presion mbi Rusinë në mbrojtjen e aleatëve dhe partnerëve të saj, si dhe të zhvillojë investime për mbrojtjen e saj.
Ai tha se Rusia për Perëndimin vazhdon të jetë një fqinj dhe aktor global që ka një ndikim në çdo fushë si në siguri, stabilitet, ekonomi dhe energji.
“Në kuadër të Bashkimit Evropian, Holanda është e hapur për dialog dhe bashkëpunim selektiv me Rusinë dhe ajo do të vazhdojë ta kërkojë këtë”, tha Blok.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...