Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar falje pasi ministri i tij i Jashtëm, Sergei Lavrov, tha se lideri nazist, Adolf Hitler, kishte “gjak hebre”, thotë Izraeli.
Putini ka kërkuar falje përmes një telefonave me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett, tha zyra e tij në një deklaratë, transmeton portal arbresh.info
Rusia nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë.
Sergei Lavrov bëri komentet fillestare në përpjekje për të justifikuar portretizimin e Ukrainës nga Rusia si “naziste”, pavarësisht faktit se presidenti i saj është hebre.
Lavrov foli për TV italian të dielën, disa ditë pasi Izraeli shënoi Ditën e Përkujtimit të Holokaustit.
“Unë mund të gaboj, por Hitleri gjithashtu kishte gjak hebre. Që ai ( Zelensky) është hebre, s’do të thotë asgjë. Njerëzit e mençur hebrenj thonë se antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht hebrenj”, tha Lavrov.
Komentet shkaktuan zemërim në Izrael. Gjermania naziste vrau gjashtë milionë hebrenj në Holokaustin në Luftën e Dytë Botërore.
Menjëherë pas deklaratës, Izraeli ka bërë thirrje për kërkim falje, ndërsa Bennett tha se “gënjeshtra të tilla kanë për qëllim të fajësojnë vetë hebrenjtë për krimet më të tmerrshme në histori dhe kështu të çlirojnë shtypësit e hebrenjve nga përgjegjësia e tyre”.
Izraeli është përpjekur të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës, por gjithashtu është përballur me kritika për mosmbajtjen e një qëndrimi më të ashpër ndaj Presidentit Putin./arbresh.info/
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...