“Jemi mësuar me bombat dhe raketat, por jo me tërmetet!” Kështu shprehet mes lotësh, nga baba sirian që lëkundja e pamëshirshme e tokës i mori 6 fëmijë dhe bashkëshorten, por i kurseu 3. Teksa shtrëngon zemërthyer, veshjet e fëmijëve të humbur në duar tregon mes dhimbjes se si pas tërmetit ishte lutur që të paktën të shpëtonte gjallë vetëm një prej tyre.
“Dola nga shtëpia dhe thash- të lutem Zot, bëj që të shpëtoj të paktën njëri prej fëmijëve. Thirra emrat e tyre, po askush nuk mu përgjigj; mendova se kishin vdekur të gjithë, por më vonë, disa djem erdhën dhe më thanëse 3 prej tyre ishin gjallë. Falenderoj Zotin”, shprehet Naser Al Wakaa.
Jusufi 25-vjeçar, është një tjetër sirian që tërmeti e goditi rëndë. Teksa ecën mes rrënojave të godinave të shkatërruara në Aleppo, ai rrëfen se si gjithë familje prej 5 pjesëtarësh, ishte shuar në një sekondë.
“E gjithë familja ime vdiq; babai, nëna, vëllai motra dhe nipi. Nuk mund ta besoj; nuk mundem”, tha Jusuf.
Tariq Haidar, u nxor nga rrënojat e një pallati të shembur në Jandaris të Sirisë pas 42 orësh. Ekipeve të shpëtimit ju desh të gërmonin për orë me duar për ta shpëtuar, por fatkeqësisht 3-vjeçarja që mund të shihte sërish dritën e diellit, nuk do të shohë dot asnjë prej familjarëve të saj.
Tërmeti la pa familje edhe vogëlushen që lindi në rrënoja, imazhi i të cilës u bë simbol i shpresës pas tragjedisë. E kanë quajtur Aya, mrekulli në Arabisht, dhe mijëra vetë nga e gjithë bota janë ofruar ta adoptojnë. Kur lindi, kërthiza e saj ishte ende e lidhur me atë të nënës, por kjo e fundit bashke me fëmijët e tjerë nuk ja doli dot.
Ato që vijnë nga Siria e pas tërmetit; janë kronika të një tragjedie të paimagjinueshme. Pas një konflikti të tejzgjatur 12-vjeçar, që i mësoi të jetonin mes frikës dhe mjerimit; tërmeti shembi edhe atë pak shpresë që kishte mbetur për një të ardhme të mirë. Njerëzit duken të sfilitur; teksa presin me ankth lajme për të afërmit nën rrënoja, ndërsa mjetet për nxjerrjen e tyre dhe ndihmat mungojnë.
“Ata thirrën emrin tim, por isha nën rrënoja dhe nuk bërtisja dot. Ata më thërrsnin, por nuk mund të më arrinin dot, deri në ditën e 3-të ose të 4-rt, nuk mbaj mend”, tha Nuhaddaëood.
Mbi 3 mijë persona janë konfirmuar të vdekur në Siri pas atij që klasifikohet mes 7 tërmeteve më vdekjeprurëse të shekullit, por shifrat reale besohet të jenë shumë më të larta. Shefi i OKB, Antonio Guterres, tha se njerëzit po vdesin në Sirin veriperëndrimore dhe bëri thirrje për më shumë ndihma dhe personel në zonat e kontrolluara nga opozita. /A2
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...