Historiani i famshëm izraelit, Yuval Noah Harari, në një shkrim për Guardian ka shkruar se Rusia e ka humbur luftën në Ukrainë.
Harari shkruan se ka gjasa që kjo të jetë një humbje historike për presidentin rus Vladimir Putin, transmeton portal arbresh.info
Sipas tij, Putin do të fitojë shumë beteja, por do të humbasë luftën. Ai përshkroi qëndrimin e Putinit ndaj Ukrainës, për të cilën ai thotë se ka qenë gjithmonë i bazuar në gënjeshtra.
“Ëndrra e Putinit për rindërtimin e Perandorisë Ruse është mbështetur gjithmonë në gënjeshtrën se Ukraina nuk është një shtet, se ukrainasit nuk janë një komb i vërtetë dhe se njerëzit e Kievit, Kharkivit dhe Lvivit kanë dëshiruar gjithmonë sundimin e Moskës. Kjo është një gënjeshtër e madhe. Ukraina është komb me histori të gjatë prej njëmijë vjetësh. Kievi ishte qytet, kur Moska ishte pyll. Megjithatë, në Rusi gënjeshtrat e Putinit janë thënë aq shpesh, sa kanë filluar të besohen”, shkroi ai.
Harari diskuton planifikimin e pushtimit të Ukrainës, për të cilin ai vuri në dukje se Putini mund të mbështetet në shumë faktorë të njohur për të. Ndër ato që dinte, ai veçoi se Ukraina është ushtarakisht më e dobët se Rusia, se NATO nuk do të dërgojë trupa për të ndihmuar Ukrainën dhe se Europa është e varur nga gazi dhe nafta ruse. Duke pasur parasysh faktin e fundit, Putin ishte i vetëdijshëm se shtete si Gjermania do t’i rezistonin sanksioneve të mundshme.
Historian izraelit, shkruan se Putini planifikoi të sulmonte Ukrainën fort dhe shpejt, ta linte atë pa pushtet, të krijonte një qeveri kukull dhe të përpiqej të shmangte sanksionet perëndimore.
Ai vuri në dukje atë që ai e quajti një të panjohur të madhe për Putinin.
“Amerikanët mësuan në Irak dhe sovjetikët në Afganistan se është shumë më lehtë ta pushtosh një vend, sesa tam bash atë pastaj. Putini e dinte se ka fuqi për të pushutuar Ukrainën. Por a do ta pranonin ukrainasit regjimin kukull të Moskës? Putini e luajti bixhoz kësaj rradhe. Populli i Krimesë në vitin 2014 vështirë se u rezistoi rusëve. Pse 2022 do të ishte ndryshe? “pyet në mënyrë retorike profesori izraelit i historisë.
Në ditën e gjashtë të luftës, është e qartë se Putini ka dështuar kësaj rradhe.
Ai beson se populli i Ukrainës po mbrohet, siç theksoi ai, me gjithë zemër dhe se kjo ka mahnitur të gjithë botën. Në këtë luftë, Harari pret që Ukraina të fitojë.
“Do të ketë shumë ditë të zeza. Rusët mund të pushtojnë të gjithë Ukrainën, por ata nuk do ta fitojnë luftën. Rusia përballet me sfidën e mbajtjes së Ukrainës dhe do të ketë sukses nëse qytetarët ukrainas e lejojnë atë. Duket shumë e sigurt që nuk do lejojeni”, tha ai. Harari.
“Çdo ukrainas i vrarë rrit urrejtjen e Ukrainës ndaj pushtuesve. Urrejtja është emocioni më i keq. Por për kombet e pushtuara, urrejtja është një thesar i fshehur. Thellë në zemër, ajo mund të mbijetojë për breza,” shtoi Harari.
Izraeli është i mendimit se Putinit do t’i duhet një fitore e përgjakshme për të rivendosur Perandorinë Ruse.
“Duke derdhur gjithnjë e më shumë gjak ukrainas, Putini bën që ëndrra e tij të mos bëhet kurrë realitet. Emri i Mikhail Gorbaçovit nuk do të shkruhet në certifikatën e vdekjes së Perandorisë Ruse, por i Putinit. Merita e Gorbaçovit është se rusët dhe ukrainasit ndiheshin si vëllezër dhe motra. Merita e Putinit, që u bënë armiq. Ai bëri që ukrainasit të ishin kundër rusëve”, nënvizon Harari.
Harari shkruan se në të ardhmen, kombi ukrainas do të ndërtohet mbi atë që ndodhi në luftë dhe se Putini e di këtë, siç e dinë të gjithë të tjerët.
Harari akuzoi Presidentin rus se po bën të njejtat veprime sikurse edhe Adolf Hitler.
“Putini është rritur me historitë mizore mbi rrethimin e Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tani ai prodhon histori të ngjashme duke e vënë veten në rolin e Hitlerit,” tha ai.
Harari pret që kjo luftë të mos zgjasë shumë, megjithatë shton se edhe mund të zgjasë me vite. Por, sipas tij, rezultati i saj tashmë është përcaktuar./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend