Google ADS

Historiani 63-vjeçar kapet duke hedhur në lumë krahët e të dashurës 24-vjeçe

20:34 | 9 Nëntor 2019
Arbresh.info

Një nga historianët më të njohur ushtarakë në Rusi u arrestua si i dyshuar për vrasjen e studentes 24-vjeçare.

Oleg Solokov u nxor nga një lumë i akullt në Shën Pjetërburg, dhe në çantë kishte krahët e vajzës, nga bërryli e poshtë.

Pas një kontrolli në shtëpi, policia gjeti kokën dhe trupin, që u identifikuan si të 24-vjeçares Anastasia Jasçenko, e cila ishte nxënësja dhe e dashura e tij.

Ai tha në polici se e kishte vrarë padashur gjatë një debati, ndërkohë që mbahet në spitalin e burgut për shkak të hipotermisë.

Sokolov konsiderohet si një nga ekspertët më të mëdhenj në Rusi në lidhje me luftërat të epokës së Napoleonit. Ai është profesor të Universiteti i Shën Pjetërburgut./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme