Vendet në mbarë botën janë duke shënuar progres në shoqëritë e tyre, me Ekuadorin i cili e legalizoi martesën mes gjinisë së njëjtë dhe Botswana që dekriminalizoi homoseksualizmin. Gjithsesi, komuniteti LGBT ende përballet me shumë sfida.
Këtë muaj të krenarisë 2019, Ludovic-Mohamed Zahed, një imam homoseksual algjerian, themeloi xhaminë e parë përfshirëse të Evropës 10 vjet më parë. Ai na tregoi për sfidat me të cilat përballet ai dhe shumë myslimanë të rinj LGBTI, dhe se si shoqatat mund të bëhen më përfshirëse shkruan Arbresh.info
https://twitter.com/LudovicMohamedZ/status/1141415579695419394
Si ishte eksperienca jote, si një mysliman, që të deklarohesh homoseksual.
Isha i ri, 17 vjeçar, kur e kuptova se me çka kisha të bëj, ajo çfarë ndjeja, ishte homoseksualiteti. Isha në Algjeri gjatë luftës civile. Nuk flitej për këtë, çështja e minoriteteve seksuale nuk adresohej, as në sferën publike e as në familje. Në vitin 1995, unë isha në gjendje ta shprehja identitetin tim më hapur, por papritur nuk isha në gjendje ta lidhja homoseksualitetin me spiritualitetin tim.
I vetmi interpretim i Islamit që e kisha parë ishte fashist, homofobik, paragjykues dhe anti-semit. Idetë që unë i kisha për homoseksualitetin ishin fetare dhe mjaftë homofobike.
Mu deshën shtatë vite që të rilidhem me fenë, kur isha në universitet kisha zgjedhur të jetoja nga seksualiteti im dhe jo nga aspekti spiritual. Më pas, pasi lexova dhe mendova thellë rreth asaj se kush isha dhe pse u largova nga bota spiritualë dhe kultura ime aq papritur. Mendova se ndoshta është një mënyrë për t’i lidhur këto dyja. Këtu unë vendosa që do të kthehem përsëri tek bota spirituale, përmes meditimit dhe budizmit.
Shkova në Tibet dhe kam parë shumë homobfobi edhe atje. Fillova të i thoja vetes, më në fund, problemi nuk është feja apo islami: problemi është diskriminimi, paragjykimi dhe injoranca. Kur njerëzit janë të varfër, ekonomikisht dhe mendërisht, atëherë ata fillojnë të diskriminojnë dhe të luftojnë mes vete, dhe minoritetet janë të parët që sulmohen. Kjo ka ndodhur në shumë vende dhe në shumë periudha të ndryshme historike.
Cili ishte reagimi i familjes tuaj kur u deklarove? Cilat kanë qenë eksperiencat tua si një burrë algjerian, që është haptazi homoseksual?
Në fakt në fillim nuk ndodhi kështu – nuk fola për këto gjëra me familjen time. Kjo temë ishte e ndaluar, ishte tabu dhe unë kam dëgjuar: “Nëse je kështu do të vdesësh – njerëzit do të të vrasin”. Kishte shumë kërcënime por që sigurisht nuk ndodhi asgjë, përndryshe nuk do të isha këtu.
Babai im ishte ai që bëri më së shumti përpjekje: Ai vjen nga një shoqëri patriarkale dhe kishte një interpretim ndryshe të burrërisë. Kur unë u deklarova në moshën 21 vjeçare, I thash atyre se është shumë e vështirë të jetoj me kërcënimet e vëllait të madh dhe xhaxhait. I thash atyre “Ose më pranoni kështu si jam, ose unë iki – valixhet e mia janë gati. Por vetëm më thoni. Nuk mund të vazhdojmë kështu.” Këtu është momenti kur babi, shumë i emocionuar i tha atyre: “Ai e bëri zgjedhjen e tij, ne mund t ë mos e pranojmë, por ne duhet ta respektojmë atë dhe zgjedhjen e tij.” Pastaj ai më tha mua: “Jeta do të jetë shumë e vështirë për ty. Mos eja e të qash në krahët e mi.” Unë iu përgjigja se kisha bërë zgjedhjen time, që madje nuk kisha nevojë të zgjedhja.
Që nga ky moment e tutje ne nuk folëm për këtë temë për rreth 10 vjet. Ishte shumë e çuditshme. Por vëllai dhe motra folën për marrëdhëniet e tyre në familjen tonë, dhe nëna erdhi te unë, isha në të 30-tat, dhe më tha: “Je shumë privat, duhet ta ndash jetën tënde me ne.” Kështu unë i prezantova ata me të fejuarin tim, dhe ata erdhën te dasma ime dhe ne shkojmë t’i vizitojmë edhe gjatë muajit të Ramazanit. Ne më pas u divorcuam, gjë që mund t’i ndodhë çdo kujt, por nëna ime më tha “Çfarë turpi, neve vërtetë na pëlqente bashkëshorti yt.” Ashtu siç ndodh te të gjithë – ndonjëherë gjërat nuk funksionojnë. Por nëna ime mësoi shumë për homoseksualitetin përmes neve dhe marrëdhënies tonë.
Unë jam me fat që isha në gjendje të jetoj në Perëndim – nuk do të ishte njëjtë në Algjeri. Nuk do ta kishim fatin e njëjtë. Nuk ka liri atje. E ardhmja e familjes sime do të ishte ndryshe. Prindërit e mi janë të hapur, por ata u deshën që të largohen nga shumë anëtarë të familjes sonë. Xhaxhai im, pasi më kërcënoi mua me vdekje, e kërcënoi edhe nënën time gjithashtu. Nëna ime nuk foli me të që nga ajo kohë – edhe ajo e pagoi çmimin për këtë.
Xhamia gjithëpërfshirëse tani është 10 vjeçare. Si filloi?
Para 10 vjetësh ne themeluam Asociacionin e Myslimanëve Homoseksual në Francë ((Homosexuels musulmans de France, ose HM2F). Ky minoritet shprehu nevojën për diskutime të botës së tyre shpirtërore dhe të ketë një lloj lutje kolektive. Kjo ishte njëra ndër arsyet kryesore pse ne e themeluam xhaminë gjithëpërfshirëse, ndërsa shumë asociacione tjera nuk duan që të marrin pjesë në aktivitete fetare. Ata u ndien të traumatizuar pasi që trajtimi që e kishin marrë në hapësira fetare në jetët e tyre nuk ishte i tillë.
Xhamia u bë e para gjithëpërfshirëse në Evropë. Sot, këto lloj komunitete ekzistojnë, gjithkah në botë: Në Evropën Perëndimore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Indonezi, Afrikë të Jugut e madhe edhe në Tunizi. Pra është shpërndarë çdo kund, por fillimisht filloi në SHBA dhe Kanada.
Arsyeja e dytë pse e krijuam këtë vend, ku njerëzit mund të takohen e të flasin për botën shpirtërore, madje ka njerëz nga Asociacioni i të Krishterëve LGBT që duan të më takojnë. Madje edhe disa myslimanë të cilët më parë nuk mund ta gjenin veten, u ishin bashkuar atyre. Një vajzë e re transgjinore myslimane e cila nuk kishte ku të shkonte në atë kohë, e që tani ka vdekur. Asnjë imam nuk donte t’i bënte lutjet për vdekjen e saj, për shkak se ajo ishte transgjinore.
Ata më thanë mua: ti ke studiuar teologjinë, fenë dhe je një imam. Kjo ishte hera ime e parë në jetë që më është kërkuar që të veproj si imam pasi që u largova nga Algjeria, ku edhe përfundova studimet. Unë nuk jam penduar për identitetin tim dhe është një përgjegjësi e madhe. Në atë moment, E dija: ne duhet të bëjmë diçka për këtë punë. Unë jam mashkull dhe nëse shkoj në xhami askush nuk më pengon. Por njerëzit transgjinorë nuk i kanë privilegjet e njëjta. Privilegjet nuk janë gjithëpërfshirëse dhe aspak të sigurta. Për këtë arsye ne themeluam xhaminë gjithëpërfshirëse. Komuniteti jonë ekziston në Paris dhe në Marsej, ku edhe kemi Institutin Kalem me dhoma të veçanta për lutje dhe strehime emergjente për njerëzit LGBT. Është e vështirë të vazhdosh dhe ta zgjerosh këtë komunitet. Ne ose jemi shumë myslimanë ose jemi shumë homoseksual. Të bën të mendosh që është e pamundur që je në të dyja, por ne kemi shpresë.
Cilat ishin disa nga pengesat më të mëdha kur keni tentuar ta krijoni xhaminë gjithëpërfshirëse? Cili ishte reagimi i myslimanëve që nuk janë LGBT në komunitetin rreth jush?
Sinqerisht, nuk ka pasur shumë pengesa. Iniciativa ka pasur një reagim shumë pozitiv. Personat e parë që na u bashkëngjitën ishin shumë pozitivë dhe të motivuar. Ne morëm pjesë në protesta për të drejta të barabarta dhe për martesë për të gjithë në Paris. Pjesëmarrësit tonë ishin shumë të lidhur politikisht. Ishte një periudhë e pasur për Islam progresiv. Kishim shumë kundërshtime, dhe disa kërcënime por asgjë nuk ka ndodhur. Ne vazhduam.
Islam, do të thotë “paqe” në gjuhën arabe dhe njerëzit po e shohin këtë përfaqësim të Islamit që nuk është shfaqur ndonjëherë.
Ne debatuam edhe me përfaqësuesit e Universitetit të Egjiptit në televizionin gjerman, Deutche Welle, dhe ata na thanë që ne nuk jemi myslimanë të vërtetë. Imami i xhamisë progresive në Berlin, Ibn Rushd-Goethe, ishte me mua. Ata debatuan me neve dhe nuk ishin të lumtur, por të paktën ata folën me ne. Dialogu është i hapur – para 10 vitesh nuk ishte. Madje edhe ata e kuptuan që lëvizja jonë nuk do të ndalojë, dhe ata duhet të flasin me neve.
A po shtohet numri që i bashkohen lëvizjes? Sa ka ndryshuar pjesëmarrja në 10 vitet e fundit? Dhe cila janë planet tuaja për të ardhmen?
Shumica e pjesëmarrësve janë të rinj. Kjo gjeneratë e di se gjërat nuk ndryshojnë vetë. Ata duan të mësojnë se si ta krijojnë një shoqëri më gjithëpërfshirëse. Për pjesën time, unë dua të fokusohem në edukimin e imamëve të rinj, dhe të jap mësim më progresiv në Islam. I inkurajoj të gjithë të interesuarit për të krijuar këso lloj komunitetesh që të vazhdojnë përpara dhe ta bëjnë këtë. Nëse unë munda ta bëj këtë para 25 vjetësh, të qenët algjerian, homoseksual, mysliman, arab, HIV pozitiv, i ri dhe i pa përvojë, mendoj se të gjithë munden. Ne duhet ta bëjmë: ne nuk duhet të jemi të frikësuar kur përballemi me realitetin./Arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë