Princesha japoneze Ayako u martua me një ceremoni të mbushur me rituale në tempullin e Meijit në Tokio.
Ayako dhe dhëndëri Kei Moriya u shfaqën në lajmet kombëtare duke ecur ngadalë para mysafirëve në tempull. Dasma u zhvillua në një nga ndërtesat e pagodave në kompleksin e shenjtë dhe përfshiu një shkëmbim të unazave, sipas mediave japoneze, transmeton portali arbresh.info
Ritualet e kryera janë relatvisht të njohura për martesat japoneze.
Ayako, 28 vjeç, është vajza e kushëririt të perandorit dhe Moriya, 32 vjeç, punon për kompaninë e madhe të transportit detar Nippon Yusen.
Ajo ishte veshur në stilin e epokës Heian, ndërsa burri i saj me veshje moderne.
Për mediat japoneze ajo është shprehur se është e mbushur me lumturi.
Gratë që martohen në familjen perandorake bëhen anëtarë të familjes, por ata që martohen me njerëzit e thjeshtë, si Ayako, duhet të largohen.
Burri i saj Moriya tha se do të ndihmojë gruan e tij, Ayakon që të përshtatet me jetën e re.
“Dua që ne të punojmë së bashku, krah për krah, për të krijuar një familje të mbushur me buzëqeshje”, tha ai.
Ayako i dha lamtumirën perandorit Akihito javën e kaluar. Ajo tha të hënën se shpresonte të vazhdonte të ndihmonte perandorin dhe perandoren si një ish-anëtare e familjes perandorake./arbresh.info/
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...