Shkrimtari dhe studiuesi i mirënjohur britanik Kenan Malik thotë se histeria e mediave britanike me emigrantët shqiptarë që kalojnë Kanalin me gomone, është krejt e ndryshme nga realiteti që tregojnë shifrat.
Ai thotë se vrulli i mediave britanike nisi nga një artikull në “Daily Mail” që supozonte se kishte në dorë një raport sekret të inteligjencës ushtarake, ku pretendohej se 40% e atyre që kalonin Kanalin ishin shqiptarë.
Sipas tij, nga ngjarja përfitoi sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel, duke e përdorur si propagandë për qëllimet e saj politike.
“Shikoni panikun e fundit për shqiptarët. Filloi me një artikull në Daily Mail , duke u mbështetur në një “raport sekret të inteligjencës ushtarake”, duke pretenduar se 40% e emigrantëve që kalojnë përmes Kanalit ishin shqiptarë. Programi “Today i Radio 4” të enjten pohoi se “zyrtarët e qeverisë besojnë se shumica” e njerëzve që mbërrijnë me varka të vogla ishin nga Shqipëria, një pretendim i paraqitur pa sfidë si fakt. Po atë ditë, Home Office shkroi për largimin e shqiptarëve, të cilët me sa duket nuk kërkojnë azil sepse vijnë nga një “komb i sigurt dhe i begatë”, shkruan Malik në një artikull të publikuar në The Guardian.
“Statistikat tregojnë një histori tjetër. Sigurisht që numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin është rritur, por në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka qenë rreth 17% e totalit. Është e mundur që shifrat të kenë ndryshuar në mënyrë dramatike që nga fundi i qershorit, por ne kemi pak prova për këtë, përveç burimeve të paverifikuara të Home Office dhe një dokumenti sekret nga inteligjenca ushtarake”, shkruan më tej Malik.
Intelektuali indiano-britanik thotë se edhe pretendimet për refuzimin e azilit pasi “Shqipëria është vend i sigurtë” janë të pavërteta.
Sipas tij plot 53 për qind e shqiptarëve kanë arritur të marrin azil që me kërkesën e parë, dhe një pjesë tjetër më e madhe në apelin e dytë./dita/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...