Brukseli thotë se detyrimet doganore dhe TVSH-ja në importin e pajisjeve nga shtetet jo BE do të hiqet për të paktën gjashtë muaj, për ta bërë më të lehtë financiarisht shteteve anëtare luftën kundër pandemisë.
Masat aplikohen për maska, pajisje mbrojtëse, kuti testimi, respiratorë dhe pajisje tjera mjekësore, thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian, transmeton portali arbresh.info.
Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha në një video masa është “kontributi i bllokut për të lehtësuar presionin mbi çmimet e pajisjeve mjekësore dhe mbrojtëse dhe t’i bëjë ato më të përballueshme”.
“Në Itali, taksat doganore prej 12 përqind dhe taksa e vlerës së shtuar prej 22 përqind vendoset në disa maska për fytyrën ose rrobat mbrojtëse që ne importojmë nga vende si Kina. Vendimi ynë do t’i bëjë ato një të tretën më të lirë. Për respiratorët, niveli mesatar i taksës së vlerës së shtuar është 20 përqind”, tha ajo.
Masa e përkohshme do të zbatohet për të paktën gjashtë muaj por mund të zgjatet nëse është e nevojshme./arbresh.info/
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...