Autoritetet amerikane kanë marrë kontrollin mbi ndërtesën e misionit tregtar rus në Washington, transmeton agjencia TASS, sipas të cilës rojat amerikane janë dërguar në ndërtesë.
Shefi i misionit tregtar rus në Washington, Aleksandar Stadnik, ka konfirmuar për TASS se sipas fjalëve të autoriteteve amerikane, misionit të ndërtesës i është hequr sonte imuniteti diplomatik.
TASS më herët ka bërë të ditur se amerikanët po bëhen gati të bastisin misionin tregtar rus në Washington dhe se këshilltarit të ambasadës amerikane në Moskë, Antony Godfree, lidhur me këtë i është dorëzuar nota e protestës.
“Teknikisht, bastisjen do ta kryejë Departamenti i Shtetit”, tha zëdhënësi i Ambasadës ruse, Nikolaj Lakonin për TASS.
Më herët Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se shërbimet speciale amerikane planifikojnë që sot të kryejnë bastisje në Konsullatën ruse në San Francisko, e cila po ashtu është mbyllur me kërkesë të autoriteteve amerikane, si dhe banesat e përfaqësuesve diplomatikë rusë.
Mbi Konsullatë është vërejtur tym dhe spekulohet se “rusët kanë djegur dokumentet”, shkruajnë mediat ruse.
Departamenti i Shtetit nuk ka dashur të komentojë këto informacione.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen