Google ADS

Hillary Clinton sot feston ditëlindjen, mbush 72 vjet

11:47 | 26 Tetor 2019
Arbresh.info

Hillary Clinton sot feston ditëlindjen ku mbush plot 72 vjet.

Zonja Clinton është një politikane, diplomate, juriste e shkrimtare, shkruan portali arbresh.info

Ajo ishte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga 1993 – 2001, senatore nga Nju Jorku më 2001 deri më 2009 dhe Sekretare e Shtetit nga 2009 deri me 2013.

Clinton u bë gruaja e parë që u propozua për presidente të Shteteve të Bashkuara nga një parti e madhe politike kur fitoi nominimin e Partisë Demokratike në vitin 2016.

Ajo ishte gruaja e parë që fitoi votën popullore në zgjedhje presidenciale amerikane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme