Hillary Clinton: Nuk do të kandidoj më për Presidente të SHBA-ve

21:32 | 10 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton, ka deklaruar se nuk do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2020-tës.

“Unë nuk do jem kandidate”, citohet të ketë thënë ajo në emisionin ‘Sunday Morning’ të rrjetit televiziv amerikan CBS, transmeton portali arbresh.info

Në librin me titull ‘What Happened’, ajo ka theksuar se ka në plan të qëndrojë në politikën kombëtare, por nuk do të jetë më një politikane aktive që mund të nxisë fushatë.

“Nuk e kam mbaruar me politikën, sepse besoj se çështja e të ardhmes së vendit tonë kërkon më shumë përkushtim se kurrë më parë”, ka shtuar ajo.

Libri i saj flet për fushatën parazgjedhore të vitit 2016, ku ajo u mposht nga Presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme