Hillary Clinton: Gjëja më e guximshme që kam bërë është që kam ruajtur martesën

21:14 | 1 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Hillary Clinton në një interviste për ABC News, ka folur për jetën e saj private, ku ndër të tjera ka theksuar se gjëja më e guximshme që ka bërë në jetën e saj është nuk e ka braktisur burrin.

“Unë mendoj se gjëja më e lezetshme që kam bërë është që kam marrë vendim që të ruaj martesën time”, tha ajo, transmeton portali arbresh.info

Ish-sekretarja e Shtetit dhe ish-Presidenti Bill Clinton janë martuar në vitin 1975.

Në vitin 1990 marrëdhëia e tyre ishte në fije të perit për shkak se Presidenti Clinton kishte një aferë me Monica Levinsky, e cila aferë ndezi një zjarr mediatik dhe e vuri martesën e tyre në qendër të vëmendjes.

“Unë nuk e dija nëse martesa jonë mund t’i mbijetonte një tradhëtie të tillë tronditëse, por e dija se pot ë ecja me kujdes do të ruaja ndjenjat e mia”, tha Clinton në intervistën për “Good Morning Amerika”, ku mysafire ishte edhe vajza e saj Chelsea.

Në librin e kujtimeve me titull “Living History”, ajo shkroi se “qëdrimi me burrin e saj ishte një nga vendimet më të vështira që kishte marrë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme