Europa duhet të marrë një trajtim mbi imigracionin, në mënyrë që të luftojë kërcënimin në rritje nga populistët e djathtë, tha Hillary Clinton.
Ajo u ka bërë thirrje udhëheqësve të kontinentin që të dërgojnë një sinjal më të fortë në të cilin do të thuhet se “ata nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë të japin strehim dhe mbështetje”, shkruan Guardian, transmeton portali arbresh.info
Në një intervistë për “The Guardian”, ish-kandidatja demokratike për Presidente në SHBA vlerësoi lartë bujarinë e treguar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, por sugjeroi se emigracioni po ndez votuesit dhe kontribuoi në zgjedhjet e Donald Trump dhe votës së Britanisë për t’u larguar nga BE-ja.
“Unë mendoj se Europa duhet të marrë një trajtim për migracionin, sepse kjo është ajo që ndezi flakën”, tha Clinton.
“I admiroj qasjet shumë bujare dhe të dhembushura që u morën morën veçanërisht nga udhëheqësit si Angela Merkel, por mendoj se është e drejtë të thuhet se Europa ka bërë pjesën e saj dhe duhet të dërgojë një mesazh shumë të qartë, sepse ndryshe do të rrëmbejë vendin ekstremistat e djathtë”, shtoi ajo.
Vërjetjet e Clinton ka të ngjarë që të jenë të diskutueshme në të gjithë Europën, e cila ka luftuar për të formuar një qëndrim të unifikuar që kur më shumë se 1 milionë emigrantë dhe refugjatë mbërritën në BE në vitin 2015.
Ndërsa disa vende që kanë marrë barrën e rëndë, si Gjermania, Italia dhe Greqia kanë argumentuar se barra duhet të ndahet më në mënyrë të barabartë, posaqërisht në Europën qëndrore dhe lindore, kanë kundërshtuar kërkesat për të marrë refugjatë.
Numri i migracionit ka rënë ndjeshëm që nga viti 2015./arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...