Hillary Clinton e mbështet Joe Bidenin për President të Amerikës

00:16 | 29 Prill 2020
Trina Galanxhi

Ish-kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka përkrahur kolegun nga Partia Demokratike, Joe Biden, në kandidaturën e tij për president të SHBA-së.

“Ky është moment kur na duhet një lider, një president sikur Joe Biden”, ka thënë ajo gjatë një ngjarjeje online bashkë me ish-zëvendëspresidentin.

Përkrahja shënon vazhdimin e serisë së profileve të larta në Partinë Demokratike që përkrahin Bidenin në garë me presidentin Donald Trump për zgjedhjet që pritet të mbahen më 3 nëntor sivjet.

Clinton, që dikur ishte sekretare e Shtetit, kishte humbur zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 pikërisht kundër Trumpit.

Bideni ishte zëvendëspresident i Barack Obamas, e Clinton sekretarja e parë e Shtetit në mandatin e tij.

Të dy kishin konsideruar më herët në të njëjtën kohë kandidaturën për president, por Biden kishte anuluar planet për shkak të vdekjes së të birit, Beau.

Biden ka marrë edhe përkrahjen e Obamas./koha.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme