Hillary Clinton e këshilloi Bidenin që të mos pranon humbjen në asnjë rrethanë

11:15 | 26 Gusht 2020
Arditë Shkodra

Hillary Clinton ka këshilluar kandidatin për president, Joe Biden që të mos pranojë humbjen në asnjë rrethanë sepse beson se njoftimi i rezultateve përfundimtare mund të vonohen për shkak të votimit postar.

Demokratja Hillary Clinton u mund në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 nga Donald Trump, një republikan që mbetet pas Bidenit në sondazhet kombëtare para zgjedhjeve të këtij viti, raporton reuters.

Clinton pranoi humbjen natën e zgjedhjeve 2016, por thotë se fituesi i zgjedhjeve të këtij viti mund të njihej disi më vonë shkaku i votimit me postë në kohë të pandeminë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se rezultatet gjatë natës së zgjedhjeve mund të tregojnë një avantazh të vogël për Trumpin.

Në atë rast, “Biden nuk duhet të dorëzohet në asnjë rrethanë sepse unë mendoj se do të tërhiqet,” tha Clinton.

Ndryshe, deklaratën e ish-Zonjës së Parë nuk ka dashur ta komentojë ndonjë zëdhënës i fushatës së Bidenit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme