Ish kandidatja demokratike për Presidente në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, në një intervistë për mediat britanike ka theksuar se “Brexit i priu fitores së Donald Trumpit”.
Në një intervistë për BBC, Clinton tha: “Duke e parë votën e Brexit tani, them se ishte një faktor i rëndëishëm mbi atë që do të ndodhte në Shtetet e Bashkuara”, transmeton portali arbresh.info
“Ju e dini, gënjeshtra e madhe është një mjet i fuqishëm dhe ne e kemi mbajtur disi në gjirin e demokracive perëndimore, pjesërisht për shkak të lirisë së shtypit”, ka thënë ajo.
“Natyrisht që gjithmonë ka pasur media që kanë anuar nga e majta ose e djathta. Por duke pasur parasysh shpërthimin e lajmeve në internet, që kanë shumë efekt, sidomos kur janë lajme të rreme, ne kemi menduar se duhet të ketë një nivel themelor dhe dëshmi në politikën tonë”, ka shtuar ajo.
Clinton ka theksuar se Britania e Madhe do të ketë një “disavantazh të madh” nëse nuk arrin të sigurojë një marrëveshje të Brexit.
Ajo gjithashtu ka theksuar se Britania nuk mund të mbështesë shpresaj e saj në një marrëveshje tregtare me Trumpin, i cili “nuk beson në tregti”./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje