Hija e Mussolinit “mbërthen” Italinë

23:23 | 9 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Partia qeverisëse në Itali ka udhëhequr një tubim ku ka paralajmëruar për rikthimin e fashizmit në komb.

Disa mijëra njerëz dolën në Como, në Italinë veriore, ku kstremistët e krahut të djathtë ndërpritën kohët e fundit një takim të OJQ-ve për strehimin e emigrantëve, ndërkaq gjatë kësaj jave një parti neo-fashiste sulmoi një gazetë liberale në Romë, shkruan AP, transmeton portali arbresh.info

Kushtetuta italiane e pasluftës, e miratuar pak vite pas rënies së regjimit të Musolinit, përjashton çdo kthim të organizatave fashiste.

Duke përmendur kushtetutën, deputetja Laura Boldrini tha se është “detyrë e të gjitha forcave demokratike, të shoqësisë civile dhe e qytetarëve për të reaguar kundër fashizmit”.

Përkundër tubimeve, Lëvizja 5-Yjet,  pritet të dal e para në zgjedhjet e vitit 2018./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme