Grupi militant libanez, Hezbollah, tha se ka kryer një sulm me dronë mëngjesin e së hënës në veri të Izraelit, ndërkaq ushtria izraelite tha se dy pjesëtarë të saj u plagosën gjatë këtij sulmi.
Ky sulm vjen në kohën kur është rritur frika për një konflikt rajonal, pasi javën e kaluar u vra një komandant i lartë i Hezbollahut në Liban, dhe në Iran u vra udhëheqësi politik i Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Përmes një njoftimi, Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, tha se ka shënjestruar një bazë ushtarake në veri të Izraelit në përgjigje të “sulmeve dhe vrasjeve” të kryera nga Izraeli në disa fshatra në jug të Libanit.
Sulmi nuk duket se është pjesë e një kundërpërgjigje të ashpër që pritej lidhur me vrasjen e komandantit të Hezbollahut, Fouad Shukur në Bejrut javën e kaluar.
Ushtria izraelite tha se shërbimet e zjarrfikësve po punojnë që të shuajnë zjarrin që shpërtheu si pasojë e sulmit në Ajelet Hashahar.
Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.
Vrasja e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, javën e kaluar në Teheran të Iranit dhe vrasje e komandantit të Hezbollahtu, Fouad Shukur, në Bejrut kanë rritur tensionet në rajon, përderisa Izraeli po bëhet gati për një kundërpërgjigje nga Irani dhe milicitë aleate të tij./rel
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...