Një hetim ekskluziv i Skynews ka nxjerrë zbuluar Francën dhe Britaninë e Madhe, të cilat ia kaluan përgjegjësinë njëra-tjetrës pas mbytjes më të rëndë të emigrantëve në historinë e kanalit anglez.
Më 24 nëntor 2021, një gomone me 34 emigrantë u fundos në Kanalin Anglez, ku u mbytën 31 persona dhe një foshnjë të palindur, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të dëshpëruara të emigrantëve për rojet bregdetare në të dy anët e Kanalit.
Një hetim paraprak, i kryer nga një firmë ligjore, ka zbuluar se ka pasur komunikime midis shërbimeve britanike dhe franceze të urgjencës, ku asnjëra palë nuk mori përgjegjësinë për katastrofën.
Hetimi, i parë nga Sky News, bazohet në prova nga dy të mbijetuarit, telefonata, mesazhe me tekst dhe e-mail.
Kur u ndjenë në rrezik, emigrantët thirrën shërbimet e shpëtimit francez dhe anglez rreth orës 2 të mëngjesit dhe më pas vazhduan për gati dy orë, duke iu lutur atyre që të ndërhynin.
“Pak minuta pas kësaj thirrjeje të parë, shërbimet franceze të shpëtimit kërkuan sërish pozicionin e anijes”, thuhet në raportin francez.
Ekipi francez i shpëtimit ia transmetoi pozicionin e gomones ekipit anglez të shpëtimit, duke iu thënë se ishte përgjegjësia e tyre të ndihmonin varkën.
“Ekipi anglez i shpëtimit u përpoq të telefononte një nga numrat që iu dha nga Cross Gris Nez (roja bregdetare franceze), por sinjali tregoi se anija ishte në ujërat franceze. Prandaj ata ia lanë përgjegjësinë ekipit francez për t’i shpëtuar emigrantët.
Një nga të mbyturit e asaj nate ishte 18-vjeçari Twana Mamand Mohammad, i cili kishte lënë shtëpinë e tij në malet e Irakut verior tre muaj më parë për të ndjekur ëndrrën e tij për të luajtur futboll në Angli.
“Të gjitha informacionet tregojnë se ata kanë pritur për ndihmë për më shumë se gjashtë deri në shtatë orë,” tregon vëllai i tij për Sky neës.
Twana është një nga tre burrat, trupat e të cilëve ende nuk janë gjetur, gjë që e bën më të vështirë për dhe familjet e tjera të vajtojnë.
“Franca dhe Britania e Madhe duhet të marrin përgjegjësitë e fajit, bashkë me kontrabandistët që janë të pakujdesshëm në sigurimin e mjeteve lundruese. Rojet bregdetare ose shërbimet e urgjencës të të dy vendeve ishin neglizhente duke mos shkuar në ndihmë të tyre, pasi migrantët u kishin kontaktuar dhe i kishin informuar për situatën e tyre. Ata u thanë atyre se kishin nevojë për ndihmë”, thotë familjari i viktimës, duke shtuar se ata telefonuan rreth 80 herë të dyja vendet./tch/
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person