Drejtori i zyrës federale të hetimeve apo FBI-së, James Comey, tha se ndien një përzierje të lehtë kur mendon se mund të ketë pasur ndikim në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Por ai shtoi se fshehja e zbulimit të email-eve të reja të Hilari Clinton do të kishte qenë katastrofike. Comey foli para panelit të senatit për mbikëqyrjen e FBI-së, ku ai mbrojti pozicionin e tij.
“Pata dy zgjidhje. Të flisja apo të fshihja hetimin. Nëse flisja do të ishte keq për zgjedhjet që zhvilloheshin pas 11 ditësh. Nëse fshihja hetimin, do të ishte katastrofike për FBI-në dhe përtej saj. Në retrospektivë, do të merrja të njëjtin vendim sërish dhe do të informoja kongresin. Dua ta theksoj, sepse njerëzit e harrojnë, informova kongresin përmes një letre, nuk bëra asnjë lajmërim publik”, tha James Comey, drejtor i FBI-së.
Sipas ekspertëve, vendimi i Comey ishte i drejtë, pasi edhe nëse nuk tregonte për hetimin e ri, lajmi do të merrje vesh siç ndodh gjithnjë. Skenari katastrofik i imagjinuar nga Comey duket mjaft i thjeshtë.
Ai hesht, Clinton fiton presidencën siç sugjeronin sondazhet dhe më pas email-et zbulojnë se presidentja e re ka bërë shkelje. Do të ishte vdekja e FBI-së, siç tha edhe vetë Comey, një rezultat që duhej shmangur me çdo kusht, edhe nëse ndihmoi sadopak në zgjedhjen e Trump.
Dëshmia e këtij të fundit bëhet një ditë pasi Hillary Clinton sërish fajin për humbjen e saj ia faturoi gjestit të drejtori të FBI-së dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhje.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...