FBI i ka marre ne pyetje 100 persona deri më tani, dhe inspektorët ende nuk kanë mundur t’ia atribuojnë sulmin ideologjisë apo të gjejnë prova për motivin e të shtënave.
Hetimi i deritanishëm ka treguar se pushka e përdorur nga sulmuesi Thomas Mattheë Crooks ishte blerë legalisht dhe FBI zbuloi se ajo i përkiste babait të tij.
Ndërkohë, hetuesit kanë siguruar akses në telefonin e personit që ka qëlluar dhe po kryejnë një intervistë gjithëpërfshirëse të dëshmitarëve.
Hetimet e deritanishme kane zbular se sulmuesi i Trump kishte blerë 50 fishekë në një dyqan lokal të armëve vetëm disa orë përpara se ta kryente sulmin, sipas një zyrtari të lartë të zbatimit të ligjit.
Shërbimi Sekret nuk e spastroi ndërtesën ku ishte vendosur ai.
CNN shkruan se Shërbimi Sekret përdori dy ekipe lokale kundër-snajper gjatë mitingut të ish-presidentit Trump në Pensilvani, përveç dy ekipeve kundër-snajper të Shërbimit Sekret.
Nga të shtënat e atentatorit, një pjesëmarrës në tubim u vra, ndërsa dy mbetën të plagosur.
Atentatori 20-vjeçar, i identifikuar si Thomas Mattheë Crooks, u vra menjëherë nga agjentët e Shërbimit Sekret./euronews
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit