Ligjvënësit britanikë kanë urdhëruar një hetim parlamentar ndaj kryeministrit Boris Johnson për të përcaktuar nëse kishte gënjyer lidhur lidhur me thyerjen e kufizimeve të koronavirusit duke marrë pjesë në grumbullime të paligjshme gjatë pandemisë.
Miratimi nga Dhoma e Komuneve, do të thotë se Komisioni për Privilegjet do të hetojë nëse zoti Johnson gënjeu me vetëdije Parlamentin.
Historikisht, nëse një gjë e tillë vërtetohet, ajo konsiderohet një shkelje që mund të çojë në dorëheqje.
Hetimi shton presionin mbi kryeministrin konservator, pozitat e të cilit janë dobësuar nga pretendimet se ai vetë shpërfilli rregullat e pandemisë që i imponoi vendit, dhe më pas në mënyrë të përsëritur nuk mori përgjegjësinë për një gjë të tillë.
Johnson u gjobit me 50 paund (66 dollarë) nga policia javën e kaluar për pjesëmarrjen në një festë në zyrën e tij në qershor 2020./VoA/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës