Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka në plan që të ndërmarrë hapa për të anuluar disa nga vendimet më të diskutueshme të administratës në largim.
Biden gjithashtu planifikon t’i përkushtohet luftës kundër pandemisë së koronavirusit, tha shefi i tij i shtabit sot, transmeton portali arbresh.info
Ky do të jetë vetëm fillimi i një serie dhjetë ditore të dekreteve presidenciale që synojnë ndryshimin e kursit të Shteteve të Bashkuara pas largimit të Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.
CNN shkruan se menjëherë pas inaugurimit, Biden do të heqë ndalimin e hyrjes në SHBA për disa nga qytetarët e vendeve me shumicë myslimabe, do t’i bashkohet Marrëveshjes së Klimës në Paris dhe do të përshkruajë mbajtjen e detyrueshme të maskës edhe gjatë udhëtimeve mes shteteve federale.
Zyrtarët ushtarakë thanë të premten se 18,000 forca të armatosura të Gardës Kombëtare pritej të mbërrinin në kryeqytetin amerikan gjatë pesë ditëve të ardhshme, përveç 7,000 të dërguar pas trazirave të 6 janarit nga ekstremistët që mbështesnin Presidentin në largim Donald Trump.
Garda Kombëtare, forca ushtarake rezervë e Shteteve të Bashkuara është mobilizuar në një sërë situatash brenda dhe jashtë vendit. Ajo shpesh thirret për të ndihmuar në rastet e emergjencave të brendshme dhe është bërë kontribuesi kryesor në atë që disa zyrtarë po e përshkruajnë si përgjigjen më të fortë të sigurisë në historinë e kryeqytetit./arbresh.info/
Petrit Kryeziu zgjidhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore...
KEK-u del me sqarim lidhur me procesin e rekrutimit për mani...
Pas Prishtinës e Gjilanit, policia shpërndau dhurata për fëm...
Unaza e Madhe e Tiranës hapet tërësisht më 31 dhjetor
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krime lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...