Një politikane e opozitës ruse është helmua nga kripërat e metaleve të rënda.
Lajmi i publikuar nga agjencia ruse “Sota”, saktëson se Elvira Vikhareva është helmuar disa muaj më parë.
Ajo kreu analizat laboratorike pas shfaqjes së simptomave të para në nëntor.
Vikhareva u tha gazetarëve se filloi të përjetonte dhimbje të forta në stomak, rritje të rrahjeve të zemrës, mpirje, spazma muskulore, të fikët dhe rënie të flokëve.
Rezultatet e testeve laboratorike mjekësore të Vikharevas treguan se në gjakun e saj u gjet dikromat kaliumi, një substancë kancerogjene shumë toksike.
Në fillim të dhjetorit 2022, përqendrimi i tij në gjakun e saj ishte 2.3 mg, duke rënë në 1.6 mg në shkurt 2023.
Në vitin 2021, Vikhareva kandidoi për një vend në Dumën e Shtetit Rus në veri-lindje të Moskës.
Sipas rezultateve të votimit elektronik, ajo humbi përballë kandidatit të Rusisë së Bashkuar Timofey Bazhenov.
Në vitin 2022, Vikhareva doli e gjashta në zgjedhjet komunale në distriktin Maryina Roshcha të Moskës. Në muajt e fundit para helmimit, ajo kishte qenë aktive në blogje dhe transmetimet mediatike./A2
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...