La postin e tij dhe u largua nga Rusia në shenjë proteste ndaj luftës në Ukrainë, dërgohet në spital me urgjencë pasi pësoi papritmas mpirje akute në krahë dhe këmbë ish zv. kryeministri rus.
Specialistët ekzaminuan dhomën ku u sëmur Anatoly Chubais, por shteti perëndimor në Europë, ku ai jeton nuk bëhet me dije, pasi 67 vjeçari konsiderohej i rrezikuar nga Kremlini.
Lajmin për helmimin e tij e ka dhënë gazetarja Ksenia Sobchak, një ish-kandidate për presidente e Rusisë.
Diagnoza fillestare është sindroma Guillain-Barré, por hetimet janë ende në vazhdim pas rasteve të përsëritura ku armiqtë e Putinit janë helmuar.
“Në këtë rast, diagnoza mund të ndryshojë. Dhoma ku ishte Chubais kur ai nuk u ndje mirë u ekzaminua nga specialistë me kostume të mbrojtjes kimike. Dhe policia mori në pyetje të gjithë dëshmitarët”, tha Sobchak.
Ndërkohë gruaja e tij Avdotya Smirnova, një regjisore filmash, tha se gjendja e Anatoly ishte ‘e paqëndrueshme’, sipas gazetares.
“Unë jam shtruar në një nga klinikat evropiane me një diagnozë të sindromës Guillain-Barré. Gjendje me ashpërsi mesatare, e qëndrueshme”, citohet të ketë thënë vetë Chubais.
Chubais dha dorëheqjen si i dërguari special i Putinit në organizatat ndërkombëtare në mars dhe u largua nga Rusia për të jetuar në mërgim në shenjë proteste për luftën.
Ai shihet si zyrtari më i lartë rus që ka dhënë dorëheqjen për këtë arsye, pasi ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit të Kremlinit, duke udhëhequr privatizimin e ekonomisë ruse pas rënies së komunizmit në qeverinë e Boris Jeltsin.
Ai mbeti një lojtar kyç nën udhëheqjen e Putinit dhe nga viti 1998 deri në 2008 drejtoi monopolin shtetëror të energjisë elektrike të Rusisë, “RAO UES”. Për 12 vitet e ardhshme ai drejtoi RUSNANO, korporatën e nanoteknologjisë ruse dhe shihej si politikani më i shquar properëndimor në ekipin e Putinit.
Në fillim të qershorit ai u fotografua në një supermarket të Qipros, dhe më herët kishte raportime se ai kishte qenë në Izrael dhe Turqi./noa/
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë