Një burrë dhe një grua dyshohet se janë ekspozuar ndaj një substance të panjohur në një lagje të Londrës dhe janë në një gjendje kritike për jetën.
Kjo ngjarje ka bërë që policia të nisë hetimet sikur të ishte një incident i përmasave të mëdha pasi në Angli janë rikthyer hijet e sulmit kimik ndaj Skripalëve në Salisbury.
Çifti, në të 40-at, u gjetën të pavetëdijshëm në atë që mendohej të ishte një incident droge në Amesbury, Wiltshire, të shtunën. Por në fakt s’bëhet fjalë për lëndë narkotike, por subsatancë që po hetohet nëse ka përmbajtje kimike.
Është ende e paqartë nëse kemi të bëjmë me një krim, por forca të shumta policie janë parë në zonën nga Amesbury në Salisbury, që ka qenë e frekuentuar nga çifti.
“Fillimisht besohej se dy pacientët u sëmurën pasi kishin përdorur heroinë ose kishin pirë kokainë nga një grup i kontaminuar i drogës”, tha Policia e Wiltshire.
“Ata të dy janë aktualisht duke marrë trajtim për ekspozimin e dyshuar ndaj një substance të panjohur në Spitalin e Qarkut Salisbury”, shtohet në deklaratë.
Çifti besohet të ketë marrë pjesë në një ditë relaksuese dhe argëtuese familjare në Kishën Baptiste të Amesbury të shtunën pasdite, para se të gjendeshin pa ndjenja. Roy Collins, sekretar i kishës, tha se “askush tjetër nuk ka pësuar ndonjë gjë” nga ndjekja e ngjarjes së komunitetit.
“Nuk ka pasur raporte për ndonjë incident tjetër. Ne jemi të gjithë shumë të habitur dhe të tronditur”, tha ai.
Ekuipazhet janë veshur me kostume për t’u marrë me substanca të rrezikshme. Chloe Edwards, një student 17-vjeçare e cila jeton pranë banesës së rrethuar, tha se po hante darkë kur “të gjitha këto automjete emergjence u shfaqën” dhe iu tha të qëndronte brenda.
“Ata po vinin me këto kostume të gjelbërta dhe menduam se ishte gaz, pasi rryma jonë u ndez gjithashtu”, tha ajo.
Amesbury është rreth 10 milje nga Salisbury, ku ish-spiuni rus dhe vajza e tij u helmuan. Sergei Skripal dhe vajza Julia u helmuan me Novichok, një agjent nervash ushtarak rus. Natyrisht lidhja me Salisbury dhe ngjarjet e fundit atje do të thotë se ka një interes të lartë publik për ngjarjen.
Sipas BBC dy makina të policisë dhe tre oficerë ndodhen aty, ndërsa shërbimi i shpëtimit nga zjarri tha se shtatë automjete dhe dy specialistë kishin marrë pjesë në hetimet në Muggleton Road./gsh/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek