Helmim nga alkooli, tetë të vdekur në Iran

23:09 | 3 Maj 2022
Trina Galanxhi

Tetë persona kanë vdekur pasi kanë pirë alkool shtëpiak në Bandar Abbas, në Iran.

51 të tjerë kanë përfunduar në spital për shkak të helmimit nga alkooli, thanë mjekët, transmeton portal arbresh.info

17 persona janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa 30 janë dializë.

Policia tha se janë arrestuar tetë persona të dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e alkoolit.

Gjegjësisht, në Republikën Islamike, prodhimi, shitja dhe konsumimi i alkoolit është rreptësisht i ndaluar, me përjashtim të pakicave të caktuara fetare.

Dënimi për konsumim të alkoolit është 80 rrahje me kamxhik, shkruan BBC.

Zyrtarët në Bandar Abbas deri më tani nuk e kanë identifikuar substancën toksike që gjendet në alkoolin e bërë në shtëpi, por vitet e fundit qindra iranianë kanë vdekur pasi kanë konsumuar pije me nivele vdekjeprurëse metanoli.

Metanoli përdoret zakonisht në prodhimin e antifrizit, tretësve dhe lëndëve djegëse, por ndonjëherë i shtohet pijeve alkoolike të prodhuara ilegalisht për të rritur përmbajtjen e alkoolit.

Nëse konsumohet në sasi të vogël, mund të shkaktojë verbëri ose vdekje.

Për shkak të besimit të gabuar se pirja ose gargara e alkoolit mund të parandalojë infeksionin Covid-19, helmimi me metanol u rrit në fillim të pandemisë në Iran.

Në prill të vitit 2020 Ministria e Shëndetësisë njoftoi se më shumë se 500 persona kishin vdekur nga helmimi në një periudhë tre mujore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme