Gjashtë ushtarë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi një helikopter ushtarak u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në jugperëndim të Turqisë.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se helikopteri UH-1 u aksidentua në provincën Isparta. Ndërsa ushtari i plagosur është dërguar në spital për tretman mjekësor, shkruan AA.
“Në Keçiborlu ka një Shkollë të Aviacionit Tokësor dhe atje kryhen rregullisht fluturime stërvitore. Si rezultat i kontaktit të dy helikopterëve gjatë stërvitjes, njëri prej tyre u rrëzua”, shpjegoi guvernatori Abdullah Erin.
Mediat vendase raportojnë se hetimet për rastin po vijojnë. Një nga të vrarit besohet se ishte komandanti i Shkollës së Aviacionit Tokësor Isparta, Isa Baydilli.
Një helikopter i yni UH-1, i cili po kryente një fluturim stërvitor në Isparta, u shkatërrua në një aksident dhe gjashtë pjesëtarë të personelit tonë ranë dëshmorë. Personeli ynë, i cili u dërgua në spital me lëndime të rënda nga aksidenti, nuk mundi të shpëtohej”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes.
“Dëshmorët tanë qofshin nën mëshirën e Zotit. Familjeve të tyre i shprehim ngushëllime, ndërsa ushtarit të lënduar shërim të shpejtë”, shtoi ajo.
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...