Për myslimanët në botë, ky është një lajm që ngjall shpresë dhe lehtësim.
Një milion pelegrinë nga e gjithë bota u mblodhën të enjten në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite për të kryer ritet fillestare të Haxhit, duke shënuar kështu pelegrinazhin më të madh islam që nga pandemia, transmeton portal arbresh.info
Haxhi është një detyrë për të gjithë myslimanët e fortë fizikisht dhe financiarisht, që duhet të kryhet të paktën një herë në jetë, i cili i çon besimtarët në një rrugë të përshkuar nga Profeti Muhamed rreth 1400 vjet më parë. Pelegrinët kalojnë pesë ditë duke kryer një sërë ritualesh që synojnë t’i afrojnë ata me Zotin.
Kjo përfshin faljen rreth Qabes në formë kubi, faltorja më e shenjtë në Islam.
Pelegrinët këtë vit kanë mbushur Xhaminë e Madhe, e cila gjatë pandemisë kishte vendosur rregulla strikte, përfshirë distancimin shoqëror dhe maskat.
“Këtë vit numri i pelegrinëve është i madh, falë Zotit,” tha Mohammad Qabbani, një pelegrin nga Sudani. “Nuk ka shifra të larta të rasteve me COVID-19. Situata është e mirë.”
Këtë vit pelegrinazhi kryhet nga personat që janë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, që rezultojnë negative me koronavirus dhe që janë nga 18 deri në 65 vjeç. Autoritetet vlerësojnë se 85% kanë ardhur nga jashtë.
Rituali pothuajse u anulua në tërësi në vitin 2020, kur më pak se 1000 banorë të Arabisë Saudite u lejuan të merrnin pjesë. Rreth 60,000 banorë morën pjesë vitin e kaluar. Kufizimet e paprecedentë tronditën botën myslimane dhe shkatërruan shumë besimtarë, të cilët shpesh kursejnë dhe presin me vite për të kryer pelegrinazhin.
Haxhi në Islam është menduar të jetë një barazues dhe bashkues i madh mes myslimanëve.
Rregulloret e vizave janë bërë më të rrepta pas incidenteve vdekjeprurëse në vitet e fundit. Në vitin 2015, disa mijëra pelegrinë u shtypën për vdekje për shkak të rrëmujës. Këtë vit, këto kuota u ulën ndjeshëm. Indonezia dërgoi pak më shumë se 100,000 njerëz, kontigjenti më i madh në botë. Shtetet e Bashkuara dërguan mbi 9500.
Fuqia shiite, Irani, armiku rajonal i Arabisë Saudite që në vitin 2016 i ndaloi qytetarët e saj të kryenin pelegrinazhin.
Ngjarja është një burim kritik prestigji dhe turizmi për Arabinë Saudite./abc.go/arbresh.info/
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...