Avionët hibridë elektrikë do të vihen në provë nga një kompani ajrore nga Hawaii, duke shpresuar që t’i përdorë ata për fluturimet tregtare të shkurtra.
“Star-Advertiser”, i Honolulu njoftoi të dielën se “Mokulele Airlines” dhe kompania e avionit me bazë në Los Angeles, “Ampaire”, po planifikojnë të testojnë një model hibrid që të fluturojë në shtator apo tetor.
Kompanitë thonë se një aeroplan hibrid do të siguronte kosto më të ulëta operative, si dhe rrugë shtesë dhe fluturime më të shpeshta. Hawaii është një përshtatje e mirë për shërbimin, sepse komunitetet mbështeten në fluturime të shkurtra për të udhëtuar midis ishujve.
Zyrtarët thonë se “Mokulele” u ble në shkurt nga “Southern Airways”, por partneriteti me “Ampaire” do të vazhdojë./Top Channel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...