Banorët në të gjithë shtetin amerikan të Hawait kanë pranuar një tekst të shtunën në mëngjes, në të cilin paralajmëroheshin për një sulm të afërt bërthamor.
Pak më vonë alarmi ishte shpallur i rrejshëm, por tanimë paniku ishte përhapur në mes të banorevë, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
“Kërcënim me raketa balistike për në Hawai, kërko strehim të menjëhershëm. Kjo nuk është stërvitje”, thuhet në mesazh.
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Hawaii më vonë konfirmoi se nuk kishte kërcënime.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se mesazhi ishte dërguar gabimisht rreth orës 08:07, sipas kohës lokale.
Gabimi u korigjua 20 minuta më vonë dhe ende është e paqartë se si është bërë gabimi./arbresh.info/
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi