Ish-producenti i filmave të Hollivudit, Harvey Weinstein, është shpallur fajtor nga një gjykatë në Los Anxhelos për përdhunimin e një gruaje.
Gjatë procesit dy mujor të gjykimit, dolën akuza se ai e ka përdorur pozitën e tij me ndikim për të joshur gratë në takime private përpara se t’i sulmonte ato, bbc.
Fituesi i Oskarit po përballet me 24-vjet burg kur të dënohet. Ai tashmë po vuan 23-vjet burg pasi u dënua për përdhunim dhe sulm seksual nga rasti gjyqësor i parë në New York, dy vjet më parë.
Weinstein u shpall fajtor të hënën për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual që përfshinin një akuzuese, të njohur si Jane Doe 1 për të mbrojtur anonimitetin e saj./arbresh.info/
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...