Princi Harry aplikoi për një rishikim gjyqësor të një vendimi të mëparshëm të Zyrës së Brendshme që e pengonte atë nga financimi i mbrojtjes policore për veten dhe familjen e tij ndërsa ishte në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo erdhi pasi ai ishte i shqetësuar për sigurinë e tij dhe të familjes. Ndërsa një burim mbretëror tha se lëvizja dhe kërcënimi për veprime ligjore e kanë bërë Mbretëreshën Elizabeth të gjendet në një pikë të vështirë midis familjes dhe detyrave të saj si Mbretëreshë.
Duke folur për Us Weekly, vetëm disa ditë pas lutjeve të Harry-t për sigurinë, ekspertja mbretërore Kristin Contino, autorja e “A House Full of Windsor”, zbuloi se “është e vështirë për Mbretëreshën, si gjyshe, të mos jetë në gjendje të ndërhyjë”. Contino vuri në dukje se mbretëresha nuk do të dalë kundër qeverisë dhe të thotë, ‘Epo, ju e dini, ju duhet t’i jepni atij siguri’. Kjo sepse për momentin, policia thotë se ka kryer një rishikim dhe arriti në përfundimin se kërcënimi konsiderohet i ulët për të.
Që kur u tërhoqën nga rolet e tyre si anëtarë të lartë të familjes mbretërore, Harry, gruaja e tij Meghan Markle dhe dy fëmijët e tyre kanë humbur mbrojtjen e policisë të financuar nga taksapaguesit. Edhe pse Harry ofroi ta paguante personalisht sigurinë në Mbretërinë e Bashkuar për veten dhe familjen e tij, oferta u refuzua.
“Mbretëria e Bashkuar do të jetë gjithmonë shtëpia e Princit Harry dhe një vend ku ai dëshiron që gruaja dhe fëmijët e tij të jenë të sigurt”, tha përfaqësuesi ligjor i Harry-t në një deklaratë. “Me mungesën e mbrojtjes policore, vjen një rrezik shumë i madh personal. Duka dhe Dukesha e Sussex financojnë personalisht një ekip privat sigurie për familjen e tyre, megjithatë kjo siguri nuk mund të krahasohet me mbrojtjen e nevojshme policore gjatë kohës që janë në MB. Në mungesë të një mbrojtje e tillë, Princi Harry dhe familja e tij nuk janë në gjendje të kthehen në shtëpinë e tij.”
Sipas burimeve, Mbretëreshës i ishte thënë për procedurat ligjore përpara se ato të bëheshin publike. Kjo mund të shënojë herën e parë që një anëtar i familjes mbretërore ka ngritur padi kundër qeverisë së Madhërisë së Saj./arbresh.info/
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...